Më shumë se 70 pjesëmarrës ndoqën nga afër koncertin muzikor “Askush të mos mbetet pas” një zë brilant si Kamela Islamaj, muzikën e mrekullueshme të Keli Band dhe prezantimin dinjitoz nga Eneda Tarifa.
Ne jemi të lumtur t’ju informojmë se si rezultat i realizimit të këtij koncerti, kemi arritur të mbledhim 2500 euro, të ardhura të cilat do të shkojnë për Shoqatën Ryder Albania, në mënyrë që të vijojë të ofrojë falas shërbimin e kujdesit paliativ, për ata që vuajnë nga kanceri në faza të avancuara, në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Ky event është pjese e projektit të mbështetur nga Slovenské veľvyslanectvo v Albánsku / Ambasada e Sllovakisë ne Shqipëri dhe SlovakAid
Gjithashtu shprehim mirënjohje dhe vlerësim për ndjeshmërinë dhe kontributin e ofruar nga të gjithë sponsorat ! Vetëm së bashku mund të bëjmë të mundur të ndihmojmë ata që luftojnë një sëmundje të pashërueshme!
Eventi u mundësua nga:
- Lajthiza
- Zael Construction
- Servis Allidagu
- ADG Industries
- Arditi Fisherman
- GEAR 77 SHPK
- Siel.AlProCoDev Security
- UIKIndustries
- Eni Lena
- Corporate Medical Services
- Botime SARA
- Eva Dibra Make up artist-Hairstyle
- Velur SpaMY SPA Tirana
- Bijoutiful Jewelry
- Casa dell’Architetto
- Bar Restorant Serendipity the Mexican
- Sunflower4e
- Instituti Bibis
- Zenith Travel
- Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana
- Mon Parfum