Vijojmë me lajme të mira! Falë Dr. Gerald Kola dhe NO-AR Medical , në zyrat tona mbërriti furnizimi i dytë me materiale mjekësore . Ky gjest i vazhdueshëm bujarie na ndihmon të jemi pranë pacientëve tanë çdo ditë, duke i ofruar kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë . Një falënderim i madh për këtë mbështetje që na jep forcë të ecim …
Autor: Marinela Pane
Takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës.
Më datë 8 shtator patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës. Ky takim kishte në fokus diskutimin dhe realizimin e dhurimit të një sasie pajisjesh dhe karrocash ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë komunitetit. Këto pajisje u siguruan një vit më parë falë mbështetjes së Crutches 4 Africa dhe Keystone International Rotary E-Club of D7280, …
Faleminderit Food Bank Albania!
Ryder Albania shpreh mirënjohje për mbështetjen e çmuar nga Food Bank Albania me pako ushqimore për familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar. Ky kontribut ka sjellë ndihmë konkrete për shumë njerëz që përballen me vështirësi çdo ditë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij misioni human dhe që tregoni se solidariteti bën diferencën!
Faleminderit Hospices of Hope!
Faleminderit Hospices of Hope për mbështetjen tuaj të çmuar ndaj pacientëve në kujdes paliativ. 📦 Falë donacionit tuaj, shumë familje janë pajisur me materiale jetike si:🩹 pampersa,🛏 traversa,💧 kateterë urinarë,🔄 kolostoma & urostoma,🧰 sete mjekimi – që përfshijnë mjete për pastrim plagësh, dezinfektim, fashë, doreza, e shumë të tjera. Këto ndihma bëjnë një ndryshim real në jetën e pacientëve tanë …
Shpërndarja e materialeve promovuese ka nisur!
Gjatë këtyre ditëve, ekipi ynë ka shpërndarë materiale informuese dhe promovuese nëpër qendrat shëndetësore, njësitë administrative dhe qendrat komunitare sociale, duke u ndalur edhe pranë vetë përfituesve tanë – të moshuarit që marrin mbështetje të vazhdueshme nga projekti. Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për të drejtat dhe shërbimet që ofrohen për kujdesin ndaj moshës të tretë, si dhe të …
Ofrimi i pakove ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.
Në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në banesë për të moshuarit në Tiranë”, të zbatuar nga Shoqata Ryder Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, vijojmë me përkushtim për të ofruar pako ushqimore dhe higjienike për të moshuarit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore. Çdo pako është një shenjë …
buletin
ghdmf.nm
Vizita e donatorëve tanë të Hospices of hope.
Në çdo hap të rrugës, në çdo dhimbje të lehtësuar dhe buzëqeshje të rikthyer,keni qenë pranë nesh.Sot i mirëpritëm me mirënjohje donatorët tanë @hospicesofhope – ata që prej vitesh na ndihmojnë të ofrojmë kujdes, mbështetje dhe dinjitet për pacientët tanë.Faleminderit që na mbështesni çdo ditë në misionin tonë për të ofruar kujdes paliativ. Sepse bashkë me ju, kemi më shumë …
Gëzuar 8 Marsin!
Sot, për të festuar këtë ditë të veçantë, zonjat u shoqëruan për një ditë të paharrueshme! Një xhiro relaksuese pranë liqenit, një shëtitje zbavitëse në kopshtin zoologjik, dhe një drekë festive për të shijuar çdo moment. Më shumë se gjithçka, kjo ishte një ditë për të ndarë buzëqeshje, dashuri dhe kujtime të bukura. Ju u argetuat, u shoqëruat me njëra …
Ryder Albania në garë për Çmimin CEB për Kohezionin Social 2025!
Lajm i mrekullueshëm! Me krenari dhe mirënjohje ju njoftojmë se Ryder Albania është përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimin CEB për Kohezionin Social 2025! Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar kohezionin social dhe për të krijuar një ndikim pozitiv në komunitetin tonë. Të jemi mes tetë finalistëve është një privilegj i vërtetë, dhe jemi …
