
Konferenca Kombëtare për Kujdesin Paliativ në Shqipëri
“Bringing Science, Practice and Partnership Together”
Më 30 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:00, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të zhvillohet Konferenca Kombëtare për Kujdesin Paliativ në Shqipëri.
E organizuar në frymën e European Palliative Care Day 2026 dhe nën moton “Palliative Care: It’s About Living, Not Just Dying”, konferenca do të bashkojë:
- përvojën mbi 30-vjeçare të Ryder Albania në ofrimin e kujdesit paliativ në komunitet;
- ekspertizën klinike dhe akademike të Universitetit dhe Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”;
- kontributin e profesionistëve dhe ekspertëve nga Shqipëria dhe vende të tjera.
Konferenca synon të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave të mira, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të një kujdesi paliativ cilësor, të integruar dhe të përqendruar tek individi dhe familja.
