“Ryder Albania në Erasmus Info Days: Partneritet për përfshirje sociale dhe zhvillim komunitar”

Shoqata Ryder Albania mori pjesë në aktivitetin Erasmus Info Days, të zhvilluar në Europe House Tirana dhe të organizuar nga @euinalbania.

Ky aktivitet përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Ryder për zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, veçanërisht në fushat e përfshirjes sociale, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe zhvillimit komunitar.

Përmes Erasmus+, Ryder do të vazhdojë të ndërtojë ura bashkëpunimi midis shoqërisë civile, akademisë dhe komuniteteve lokale, duke promovuar vlerat evropiane dhe partneritetet e qëndrueshme.