Lëviz për të moshuarit një iniciativë e Shoqata Ryder Albania me mbështetje të Leviz Albania u vlerësua si një nga “Praktikat e Mira” në Konkursin e Ideve të Zbatuara të realizuar nga Leviz Albania, për arritjet përgjatë zbatimit të nismës dhe impaktin tek të moshuarit dhe komuniteti.
Kjo nismë na mësoi se advokimi së bashku me të moshuarit për të ideuar dhe konceptuar shërbime të pranueshme dhe të përshtatshme për ta, është çelsi për promovimin e një moshimi të shëndetshëm dhe me dinjitet.
Ky çmim në këtë përvjetor të 30-të të Ryder Albania, na nxit të vijojmë të lobojmë dhe advokojmë për të rritur aksesin dhe cilësinë e shërbimeve për përfituesit tanë.
Faleminderit Leviz Albania për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!