Lançimi i Projektit për Kujdesin në Shtëpi për Të Moshuarit në Bashkinë Tiranë

Ditën e Enjte datë 14.09.2023, në ambjentet e Qendres Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat u zhvillua takimi lançues i projektit “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë” i cili zbatohet nga Bashkia Tiranë dhe Shoqata Ryder Albania dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, u mblodhën përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Ryder Albania, Delegacioni Evropian, Njësitë Administrative, dhe Organizatat e shoqërisë civile për të prezantuar projektin, ku në fokus është shërbimi në shtëpi për 850 të moshuar në nevojë që jetojnë në Tiranë.

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar në panelin tonë të diskutimit.

Znj. Anisa Subashi, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, Bashkia Tiranë

Z. Hubert Perr, Shefi Bashkëpunimit, Delegacioni Evropian

Znj. Keti Luarasi, Nën Kryetare e Bashkisë Tiranë

Dr. Fatmir Prifti, Drejtor Ekzekutiv, Ryder Albania

Faleminderit Delegacionit Evropian, Andre Ferrero, Shef i Seksionit, dhe Bernard Segarra, Menaxher i Programit, për mbështetjen dhe prezencën tuaj në lancimin e projektit.