Shoqata Ryder Albania vazhdon trajnimet e mjekëve dhe infermiereve të familjes në Shkodër për ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit.
Disa nga temat kryesore që po trajtohen janë : osteoporoza, rrëzimet, demenca, depresioni ,inkontinenca urinare, probleme të ushqyerjes dhe peshës, përshkrimi racional i barnave. Pjesëmarrësit gjithashtu janë duke u njohur me instrumenta vlerësimi të pacientëve të moshuar dhe mënyrat e trajtimit.
Këto trajnime synojnë njohjen dhe aftësimin e mjekëve dhe infermiereve të familjes për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit dhe instrumenteve klinikë që përmban manuali “Kujdesi mjekësor për të moshuarit në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.
Trajnimet janë të akredituara nga ASCK dhe të mbështetura nga Health For All Project.