Tradita e leximit ka përfitime të mëdha për njerëzit e moshës së tretë. Ajo ndikon në përmirësimin e gjumit, zvogëlon stresin dhe përmirëson kujtesën. Fuqia e librit është domethënëse për një jetë aktive dhe të shëndetshme.
Adrion Ltd tregoi bujarinë dhe dashamirësinë nëpërmjet dhurimit të librave për të moshuarit, duke sjellë kështu vëmendje, kënaqësi dhe duke kontribuar për mirëqenien e tyre. Mirënjohje dhe duartrokitje për këtë akt bamirësie, një shembull i qytetarisë, përgjegjësisë dhe solidaritetit.