Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen dhe na mbush të gjithë me pak më shumë shpresë, humanizëm dhe dhembshuri. Vaktet ushqimore u shpërndanë tek komuniteti i përfituesve të Ryder Albania Foundation, të dhuruara nga Alsar Foundation. Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo njëri prej nesh. Fitër Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore.