Studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, pranë Universitetit Evropian të Tiranës u njohën me shërbimet e ofruara nga Shoqata Ryder Albania.
Kujdesi paliativ dhe kujdesi në banesë për të moshuarit, ishin çështjet me rëndësi që u diskutuan gjatë leksionit. Një fokus i vecantë iu kushtua aspekteve psikologjike dhe sociale të pacientëve terminalë, të moshuarve dhe familjarëve të tyre.