Përfaqësues të Shoqatës Ryder Albania morën pjesë në Workshop-in ndërkombëtar: “Situata e kujdesit paliativ në vend, sfidat e pacientëve në nevojë dhe rëndësia e përdorimit të opiateve për qetësimin e dhimbjeve fizike”, ku u diskutuan çështje kyçe lidhur me kujdesin paliativ. Një analizë e thellë mbi sfidat aktuale që përballen pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë në këtë fushë u prezantua nga Dr. Kristo Huta. Gjithashtu, një çështje tjetër e rëndësishme, si rritja e kompliancës së trajtimit në varësi të formës farmaceutike dhe kombinimet e mundshme, u prezantua nga Dr. Ali Xhixha. Dy figura profesionale që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kujdesit paliativ në të gjithë vendin dhe për të cilët ndjehemi krenarë që janë pjesë e ekipit të Shoqatës Ryder Albania. Ky aktivitet u organizua nga Qendra e Kujdesit Paliativ “Mary Potter”. Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe kontributin e vlefshëm. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që na nevojitet.