SI mund të përfshihesh

Ndër nevojat që ne kemi listuar më poshtë, ju mund të zgjidhni të ndihmoni duke u përfshirë tek një ose disa prej tyre ku e gjeni veten me dëshirën, aftësitë apo interesat tuaja.

NDIHMË DIREKTE PËR PACIENTIN

  • Kujdesi mjekësor ~ (vlerësimi i gjëndjes shëndetësore (parametrave), kontrolli i dhimbjes dhe simptomave, manipulime të ndryshme infermieristike, masazhe terapeutike, etj.
  • Kujdesi psiko- social ~ (vlerësim, mbështetje emocionale, këshillim, negocim, vendosjen e lidhjeve me familjarët, adresimi i nevojave dhe problematikave të pacientëve dhe të moshuarve dhe familjarëve në burimet e komunitetit (institucione, organizata), etj.
  • Kujdesi i kujdestarëve ~ (ndihmë për higjenën personale, ndihmë për të lëvizur dhe për t’u përfshirë në aktivitete fizike, ndihmë në përgatitjen e vakteve, shoqërim brenda dhe jashtë banesës për të kryer shërbime të ndryshme etj.

NDIHMË ME DETYRA ADMINISTRATIVE

  • Asistencë në procesin ruajtjes së regjistrimeve dhe dokumentacionit, duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
  • Krijimi dhe manaxhimi i databazave të shoqatës, mbledhja, kontrolli dhe hedhja e të dhënave.
  • Kryerja e hulumtime mbi praktikat më të mira në kujdesin paliativ dhe proceset administrative.
  • Ndihmë në organizimin e programeve të trajnimit për vullnetarët.
  • Ndihmë në përgatitjen e raporteve, prezantimeve, etj.
  • Planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve të ndryshme si seminare, konferenca, trajnime, tryeza të rrumbullakta.
  • Asistencë në manaxhimin e rrjeteve sociale, mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe asistencë teknike.
  • Krijimi dhe dizenjimi i materialeve të komunikimit, përfshirë broshura, postera, prezantime, raportime dhe materiale të tjera promovuese.

NDIHMË NË NGRITJEN E FONDEVE & NDËRGJEGJËSIMI

  • Organizimi i eventeve dhe fushatave për të mbështetur misionin tonë.
  • Lidhja me komunitetin për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar rreth kujdesin paliativ.
  • Krijimi dhe manaxhimi i fushatave në media sociale për të promovuar mbledhjen e fondeve.
  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me donatorë dhe sponsor të shoqatës.
  • Ndihmë në kërkimin dhe shkrimin e aplikimeve për grante për të siguruar financime.

AMBASADORË TË KUJDESIT PALIATIV

  • Përfaqësimi i Ryder Albania në evente dhe takime komunitare.
  • Advokimi për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e kujdesit paliativ dhe të moshuarve në nevojë.
  • Prezantime rreth misionit dhe shërbimeve të organizatës.
  • Bashkëpunimi me ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe organizatave vendore për të promovuar kujdesin paliativ.