Vrapo për Shpresë !

Bashkohu me ne në Maratonën e Tiranës 2026, mbështet Kujdesin Paliativ në Shqipëri !

Më 25 tetor 2026, Ryder Albania dhe Hospices of Hope bashkohen në Maratonën e Tiranës me një qëllim të përbashkët, të mbledhin fonde për të mundësuar ofrimin falas të kujdesit paliativ në shtëpi për pacientët me kancer dhe sëmundje të tjera të rënda.

Prej më shumë se 30 vitesh, Ryder Albania ofron falas kujdes paliativ për pacientët dhe familjet e tyre në Shqipëri. Ekipet e saj, të përbëra nga mjekë, infermierë dhe punonjës socialë, vizitojnë pacientët në shtëpitë e tyre, duke ndihmuar në menaxhimin e dhimbjes dhe simptomave të tjera, si dhe duke mbështetur familjet gjatë sfidave të kujdesit për një person me sëmundje të rëndë. Për pacientët që përballen me një sëmundje të rëndë, mundësia për të qëndruar në shtëpi, pranë njerëzve të dashur dhe duke marrë kujdesin për të cilin kanë nevojë, mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm.

Në Shqipëri, shumë njerëz që kanë nevojë për kujdes paliativ të specializuar ende kanë akses të kufizuar në këto shërbime. Çdo donacion për “Vrapo për Shpresë” do të ndihmojë Ryder Albania të vazhdojë të ofrojë kujdes paliativ profesional për pacientët dhe familjet në shtëpitë e tyre. Mbështetja juaj mund të sjellë kujdes, lehtësim dhe dinjitet për më shumë njerëz, pikërisht atëherë kur kanë më shumë nevojë.

Ju mund ta mbështesni fushatën duke:

• 🏃Vrapuar me ne në Maratonën e Tiranës;

• 💙Mbështetur një nga vrapuesit tanë me një donacion;

• 🤝Dhuruar drejtpërdrejt për fushatën; ose

• 📢Shpërndarë fushatën me miqtë, familjarët dhe kolegët tuaj.

👉 Mbështet fushatën “Run for Hope” dhe bëhu pjesë e ndryshimit: https://www.justgiving.com/campaign/runforhopealbania2026

Për t’u bërë pjesë e fushatës

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në Run for Hope Albania 2026, ju lutemi na kontaktoni:

📧 [email protected] 📱 00355674045550