Shoqata Ryder Albania mori pjesë në aktivitetin Erasmus Info Days, të zhvilluar në Europe House Tirana dhe të organizuar nga @euinalbania. Ky aktivitet përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Ryder për zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, veçanërisht në fushat e përfshirjes sociale, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe zhvillimit komunitar. Përmes Erasmus+, Ryder do të vazhdojë të ndërtojë …
Month: October 2025
“Dita Botërore e Ushqimit: Bashkë për menaxhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe mbështetjen sociale”
Shoqata Ryder Albania mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Food Bank Albania me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit (16 Tetor), me temë: “Menaxhimi i Tepricave Ushqimore – Vlerat Sociale, Ekonomike, Ekologjike dhe Praktikat e Food Banking.” Ky aktivitet theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ushqimit, si dhe kontributin e përbashkët të institucioneve, organizatave dhe bizneseve në ndihmë …
“Përmbyllet me sukses seria e trajnimeve mbi qasjen holistike në kujdesin paliativ në Durrës”
Shoqata Ryder Albania, në bashkëpunim me NjVKSh Durrës përmbylli me sukses serinë e trajnimeve me temë: “Qasje Holistike në Kujdesin Paliativ: Nga Teoria në Praktikë”, zhvilluar në Durrës, në datat 22 shtator – 3 tetor 2025. Trajnimet u zhvilluan në sallën qendrore të Këshillit të Qarkut Durrës, duke përfshirë profesionistët e 18 qendrave shëndetësore të kujdesit parësor nën juridiksionin e …
Dita Botërore e Kujdesit Paliativ dhe Hospice.
“Achieving the Promise: Universal Access to Palliative Care”Në Ditën Botërore të Kujdesit Paliativ dhe Hospice, Ryder Albania iu bashkua komunitetit ndërkombëtar për të promovuar kujdesin me dinjitet, dashuri dhe respekt për çdo njeri.Aktiviteti ynë me të moshuarit në Qendrën Multidisiplinare solli në qendër kujdesin paliativ dhe kujdesin afatgjatë duke diskutuar nevojat, sfidat dhe rëndësinë e mbështetjes fizike, emocionale dhe sociale …
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Sot nderojmë gjeneratat që kanë dhënë dashuri, mençuri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës së tyre. Të moshuarit janë pasuria jonë më e madhe – kujtimet e tyre janë histori, këshillat e tyre janë urtësi, dhe buzëqeshjet e tyre janë dritë për familjet dhe komunitetin.Le të kujtojmë se respekti, kujdesi dhe dashuria për të moshuarit tanë …