Pozicioni: Mjek laboratori
Shoqata Ryder Albania Association, organizatë jofitimprurëse me përvojë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, shpall thirrjen për aplikim për pozicionin Mjek Laboratori.
Përshkrimi i Pozicionit
Mjeku i Laboratorit do të jetë përgjegjës për kryerjen, mbikëqyrjen dhe interpretimin e analizave laboratorike, duke garantuar cilësi, saktësi dhe respektim të standardeve profesionale dhe etike në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Kryerja dhe interpretimi i analizave laboratorike sipas protokolleve përkatëse;
- Mbikëqyrja e proceseve laboratorike dhe garantimi i cilësisë së rezultateve;
- Zbatimi i standardeve të sigurisë, higjienës dhe kontrollit të cilësisë;
- Dokumentimi korrekt i rezultateve dhe ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave;
- Bashkëpunimi me stafin tjetër shëndetësor dhe administrativ të organizatës;
- Pjesëmarrja në përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave dhe shërbimeve laboratorike.
Kriteret e Kualifikimit
- Diplomë universitare në Mjekësi;
- Specializim në Mjekësi Laboratorike / Analiza Klinike (ose ekuivalente);
- Licencë e vlefshme për ushtrimin e profesionit;
- Eksperiencë pune në laborator (e preferueshme);
- Njohuri të standardeve të kontrollit të cilësisë dhe procedurave laboratorike;
- Aftësi të mira komunikimi, korrektësi profesionale dhe etikë pune;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të përditësuar;
- Letër interesi;
- Kopje të diplomës dhe licencës profesionale;
në adresën e emailit: [email protected] me subjekt:
“Aplikim – Mjek Laboratori”
Afati i fundit për aplikim: 20 Shkurt 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
