“Dita Botërore e Ushqimit: Bashkë për menaxhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe mbështetjen sociale”

Shoqata Ryder Albania mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Food Bank Albania me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit (16 Tetor), me temë:

“Menaxhimi i Tepricave Ushqimore – Vlerat Sociale, Ekonomike, Ekologjike dhe Praktikat e Food Banking.”

Ky aktivitet theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ushqimit, si dhe kontributin e përbashkët të institucioneve, organizatave dhe bizneseve në ndihmë të grupeve më të ndjeshme të shoqërisë.

Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Food Bank Albania, Shoqata Ryder Albania ofron mbështetje për përfituesit e saj përmes pakove ushqimore, higjienike dhe veshmbathjeve, duke plotësuar shërbimet e kujdesit social dhe shëndetësor që ofron për të moshuarit dhe pacientët me kancer në fazën terminale.

Ky partneritet përforcon vlerat e solidaritetit, dinjitetit dhe përfshirjes, duke treguar se kujdesi njerëzor është më i fortë kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët.