Takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës.

Më datë 8 shtator patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës.

Ky takim kishte në fokus diskutimin dhe realizimin e dhurimit të një sasie pajisjesh dhe karrocash ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë komunitetit.

Këto pajisje u siguruan një vit më parë falë mbështetjes së Crutches 4 Africa dhe Keystone International Rotary E-Club of D7280, dhe tashmë po shpërndahen përmes organizatës Ryder Albania, për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara.