Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Sot nderojmë gjeneratat që kanë dhënë dashuri, mençuri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës së tyre.

Të moshuarit janë pasuria jonë më e madhe – kujtimet e tyre janë histori, këshillat e tyre janë urtësi, dhe buzëqeshjet e tyre janë dritë për familjet dhe komunitetin.
Le të kujtojmë se respekti, kujdesi dhe dashuria për të moshuarit tanë nuk duhet të jetë vetëm një ditë, por një vlerë e përditshme.

Sot dhe gjithmonë: Faleminderit që na keni treguar rrugën!

Ky aktivitet u mundësua nga projekti “Ofrimi i shërbimit të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë”, i cili zbatohet nga bashkiatirane Bashkia Tiranë dhe Shoqata Ryder Albania, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.