THIRRJE PËR APLIKIME
Pozicioni: Drejtor Ekzekutiv
Shoqata “Ryder Albania”
Vendndodhja: Tiranë dhe Durrës, Shqipëri
Rreth Shoqatës “Ryder Albania”
Shoqata “Ryder Albania” është një organizatë jofitimprurëse me një histori të konsoliduar dhe kontribut të çmuar në zhvillimin e kujdesit paliativ në Shqipëri. E themeluar nga Sue Ryder Care në Mbretërinë e Bashkuar, Shoqata ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientët me sëmundje të pashërueshme dhe për familjet e tyre, përmes ofrimit të shërbimeve mjekësore, psikologjike dhe sociale në banesë dhe në komunitet. Duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucione publike dhe private brenda vendit, si dhe me partnerë ndërkombëtarë, “Ryder Albania” luan një rol kyç në forcimin e praktikave profesionale dhe zhvillimin e politikave për kujdesin paliativ në Shqipëri.
Përmbledhje e Pozicionit
Drejtori Ekzekutiv do të ketë përgjegjësinë për drejtimin e përgjithshëm strategjik, programor dhe operacional të Shoqatës “Ryder Albania”. Ky pozicion është kritik për të garantuar përfaqësimin ligjor dhe institucional të organizatës, mbikëqyrjen e fondeve dhe projekteve, koordinimin me donatorët dhe partnerët, si dhe menaxhimin efektiv të stafit dhe burimeve të brendshme.
Përgjegjësitë Kryesore
- Përfaqësimi ligjor i Shoqatës ndaj institucioneve publike, partnereve, donatorëve dhe palëve të treta;
- Drejtimi strategjik dhe operativ i organizatës në përputhje me Statutin dhe misionin e saj;
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e fondeve dhe burimeve financiare të Shoqatës, përfshirë raportimin financiar dhe zbatimin e buxhetit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve dhe kontratave me donatorët vendas dhe të huaj;
- Menaxhimi i stafit, rekrutimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve;
- Sigurimi i zbatimit të rregulloreve të brendshme dhe përfaqësimi i interesave të Shoqatës;
- Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike dhe vjetore të Shoqatës.
Kriteret e Kualifikimit
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Mjekësi, Administrim Biznesi, Shkenca Politike, apo Juridik (niveli master ose më i lartë përbën avantazh);
- Minimumi 10 vite përvojë profesionale, nga të cilat të paktën 4 vite në pozicione drejtuese në sektorin jofitimprurës ose shëndetësor/social;
- Preferohet përvojë e drejtpërdrejtë ose njohuri të avancuara në fushën e kujdesit paliativ dhe/ose shërbimeve të lidhura me sëmundjet kronike dhe të pashërueshme;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit për organizatat jofitimprurëse dhe e standardeve të kujdesit social e shëndetësor në Shqipëri;
- Aftësi të shumë të mira në menaxhimin e financave institucionale dhe burimeve njerëzore;
- Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin dhe raportimin e projekteve të financuara nga donatorë ndërkombëtarë;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, përfaqësimi dhe negocimi me aktorë institucionalë dhe donatorë;
- Njohje e shumë e mire  e gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur;
- Integritet i lartë profesional, etikë e fortë pune dhe angazhim për misionin human të Shoqatës.
Procedura e Aplikimit
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë dokumentet e mëposhtme ates ates 10 Korrik ora 12.00 në adresën [email protected], me postë ose dorazi në adresëm Rruga: Vllazën Huta, Nd. 90, H. 4, kodi postal 1017
- CV e përditësuar (në gjuhën shqipe ose angleze);
- Letër interesi që shpjegon motivimin dhe vizionin për drejtimin e Shoqatës (maks. 1 faqe);
- Dy referenca profesionale (emër, pozicion, institucion, kontakt).
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected] me subjektin: “Aplikim për Drejtor Ekzekutiv – [Emri Juaj]”.
Shoqata “Ryder Albania” garanton konfidencialitetin e aplikimeve dhe është e angazhuar për barazi gjinore dhe gjithëpërfshirje.n e aplikimeve dhe është e angazhuar për barazi gjinore dhe gjithëpërfshirje.


