Faleminderit Food Bank Albania për Mbështetjen!

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj Food Bank Albania për dhurimin e pakove ushqimore, të cilat i erdhën në ndihmë familjeve dhe të moshuarve në nevojë.Ky gjest solidariteti përforcon përpjekjet tona të përbashkëta për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.Faleminderit që jeni pjesë e kësaj nisme humane!

Takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës.

Më datë 8 shtator patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim me përfaqësues të Rotary Club Durrës. Ky takim kishte në fokus diskutimin dhe realizimin e dhurimit të një sasie pajisjesh dhe karrocash ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë komunitetit. Këto pajisje u siguruan një vit më parë falë mbështetjes së Crutches 4 Africa dhe Keystone International Rotary E-Club of D7280, …